Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Baroke “Vox Baroque”. Koncerti me titull “Amor, Fe y Locura” (Dashuri, Besim dhe Çmenduri) u mirëprit nga artdashësit korçarë, të cilët ndoqën me interes një program të pasur artistik.
Në skenë u ngjitën artistet spanjolle Susanna Crespo Held, mezzo-soprano, dhe Amaya Fernández Pozuelo, në klaviçembal, të shoqëruara nga një grup balerinësh dhe një aktore, duke sjellë një ndërthurje të muzikës, interpretimit skenik dhe vallëzimit, që rikrijoi atmosferën e epokës baroke.
“Është hera e parë në Shqipëri. Jemi shumë të nderuar që jemi në këtë koncert, ndihemi shumë mirë. Jemi të bindur që muzika jonë do t’u pëlqejë. Programi trajton tre tema: dashurinë, besimin dhe shpresën. Të treja jetojnë bashkë. Të gjithë artistët kanë shkruar për këto tre tema dhe koncerti trajton dritën te njeriu”, tha artistja Cecilia Vecchio.
“Kemi kërcimin të ndërthurur me muzikën dhe ia dedikojmë 35-vjetorit të emigrimit të shqiptarëve në vitin 1991. Isha një nga ata që emigroi me anije. Ndërthuret muzika baroke me tre balerinë dhe një aktore, që trajton tragjedinë shqiptare të emigrimit. Do të ekzekutohet falë mbështetjes së orkestrës së harqeve. Do të luajmë pjesë të vjetra arbëreshe, duke sjellë dy emigrimet më të mëdha që ka përjetuar Shqipëria. Kjo është e rëndësishme për t’u kujtuar, sepse kemi njerëz që e kanë përjetuar emigrimin, motra, vëllezër e familjarë”, tha Jusuf Beshiri – Drejtori i Vox Festival.
Interpretimet e artistëve u duartrokitën gjatë nga publiku, ndërsa koncerti konfirmoi edhe një herë interesin që Korça vazhdon të ketë për aktivitete kulturore të këtij niveli. Festivali “Vox Baroque” vijon të sjellë në qytet artistë ndërkombëtarë, duke e kthyer Korçën në një pikë të rëndësishme të muzikës klasike dhe baroke në rajon.
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 20:06 LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku
- 20:01 Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
- 19:59 Dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:56 Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune