LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Njoftojnë protestë nesër para Parlamentit

29 Qershor 2026 | 20:06

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 dhe pas disa minutash nisi marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë.

Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Dorëheqje’, ‘Shqipëri e re’, janë disa nga thirrjet që thërrasin qytetarët një zëri.

Në protestë janë të pranishëm edhe 6 eurodeputetë. Edhe në protestën e sotme ka prani të fëmijëve të mitur të cilët mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në protestë ka edhe të moshuar të cilët po sfidojnë temperaturat e larta duke u bashkuar në marshim teksa edhe ata valësin flamuj dhe pankarta.

Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur edhe një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku.

“Ju erdhi fundi”, shkruhet në banderolën e madhe teksa në të shfaqet edhe një flamingo.

Banderola mësohet se është vënë nga studentët teksa në video shihen edhe flakadanë të ndezur.

Menjëherë ka ndërhyrë policia për heqjen e saj teksa disa protestues kanë shkuar dhe janë futur drejt ambienteve të Politeknikut për të mbështetur studentët që ndërmorën këtë akt. Ata kanë kërkuar banderolën e hequr.

Pas disa minutash ata arritën të merrnin banderolën dhe u larguan nga ambientet e brendshme të Universitetit. Protestuesit pas disa orësh para Kryeministrisë kanë vijuar me marshimin në rrugët e Tiranës. Ata kanë njoftuar se të martën do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit në orën 10:00 ku do të mbahet seanca plenare.

Lajm në përditësim…

8 Updates
22:11

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të nisë në orën 10:00 ku do të mbahet seanca plenare.

Protestuesit pas njoftimit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës e cila zakonisht zgjat deri në pak para mesnatës.

Aktivistë, qytetarë dhe studentë shihen me flamuj të Shqipërisë në duar teksa brohorasin thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata gjithashtu valëvisin pankartat e tyre.

🔗 Shpërndaje
21:58

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre që i ka shoqëruar prej 30 ditësh protestë duke marshuar deri në orët e vona të natës nëpër rrugët e Kryeqytetit.

Ata shihen me flamuj të Shqipërisë në duar teksa brohorasin thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ata gjithashtu valëvisin pankartat e tyre. Marshimi pritet të zgjasë deri pak para mesnatës teksa ata shpërndahen për t’u ribashkuar në marshimin e radhës po në orën 19:00 nesër.

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit në orën 10:00 ku do të mbahet seanca plenare.

🔗 Shpërndaje
21:15

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit.

Ata u drejtuan drejt Politeknikut pasi policia ndërhyri për heqjen e banderolës në të cilën shkruhej: ‘Studentët: Ju erdhi fundi”.

Protestuesit arritën të futen në ambientet e Universitetit dhe më pas afishuan për disa çaste banderolën dhe më pas u larguan. Ata shihen duke valëvitur banderolën teksa vijo protesta para Kryeministrisë.

🔗 Shpërndaje
20:33

Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut

Një grup protestuesit kanë hyrë në ambientet e Politenikut pasi pak çaste më parë u shfaq një banderolë me shkrimin: ‘Ju erdhi fundi’.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe heqjes së banderolës, një grup protestuesish janë shkëputur nga protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë dhe kanë shkuar drejt Politeknikut.

Ata kanë hyrë në ambientet e universitetit teksa kanë bërë thirrje që të marrin banderolën e hequr. Pas disa minutash ata arritën të merrnin banderolën dhe u larguan nga ambientet e brendshme të Universitetit.

Banderola mësohet se është vënë nga studentët teksa në video shihen edhe disa persona me flakadanë të ndezur në duar.

🔗 Shpërndaje
20:20

“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit

Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku.

“Ju erdhi fundi”, shkruhet në banderolën e madhe teksa në të shfaqet edhe një flamingo.

Banderola mësohet se është vënë nga studentët teksa në video shihen edhe flakadanë të ndezur.

Menjëherë ka ndërhyrë policia për heqjen e saj teksa disa protestues janë nisur drejt ambienteve të Politeknikut për të mbështetur studentët që ndër morën këtë akt.

🔗 Shpërndaje
19:59

Dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të hënë shënohet dita e 30-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar.

Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Dorëheqje’, ‘Shqipëri e re’, janë disa nga thirrjet që thërrasin qytetarët një zëri.

Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 dhe pas disa minutash nisi marshimi. Në protestë pritet të jenë të pranishëm edhe 6 eurodeputetë.

Edhe në protestën e sotme ka prani të fëmijëve të mitur të cilët mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në protestë ka edhe të moshuar të cilët po sfidojnë temperaturat e larta duke u bashkuar në marshim teksa edhe ata valësin flamuj dhe pankarta.

🔗 Shpërndaje
16:21

Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues

Sot shënohet dita e 30-të e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 31 shtetas për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në kryeqytet, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan shtetasit: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K.

Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Protesta në Tiranë vijon prej 30 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit kanë paralajmëruar vazhdimin e saj edhe në ditët në vijim.

🔗 Shpërndaje
12:18

“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë prej 1 muaji pa ndërprerje. Në një postim në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se një prej 13 organizatorëve të protestës është person me precedent penal, i proceduar për disa vepra të jashtëligjshme.

Postimi kryeministrit Rama në Facebook

NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:

I proceduar:

– ⁠2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë

– 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë

– 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë

– 2017 – Rrahje në grup, Durrës

– 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndërtimit te paligjshëm, Vlorë

– 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë

– 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë

– 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë.

🔗 Shpërndaje
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026