Reforma zgjedhore rikthehet në Kuvend, opozita del me propozime konkrete

1 Korrik 2021 | 16:22

Deputetët Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari janë të vetëdijshëm se reforma zgjedhore do të hapet sërish, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese:

“Shumë prej jush që jeni në këtë sallë dhe ata deputetë të tjerë që do vijnë, prapë ju do të gjeni metoda të tjera për të sajuar marifete të tjera për t’i mbajtur listat e mbyllura”, tha Hajdari.

“Do të shikojmë edhe pazarin e radhës…nga halli…të Ramës dhe Bashës nëse do të ndërhyjnë në Kushtetutë për t’u rikthyer në filmin e 21 prillit të 2008, por çdo vendim i tyre pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një turp i dalë boje dhe i shplarë para qytetarëve shqiptarë”, tha Murrizi.

Jashtë kamerave, disa nga deputetët e zgjedhur të PD u shprehën për Euronews Albania se vendimi në fakt nuk nënkupton hapjen e listave. Në të kundërt sistemi do të quhej mazhoritar me listë shumëemërore.

Një nga propozimet që mund të sjellë PD është caktimi i një pragu qarku unik për të gjithë subjektet. Pra , herësi të llogaritet mbi bazën e votave dhe numrit të mandateve dhe të jetë i njëjtë për të gjithë partitë.

Nga mazhoranca thirrja për bashkëpunim për opozitën erdhi nga ministrja për marrëdhëniet me parlamentin , Elisa spiropali.

“Uroj që dielli i nxehtë i këtij behari ta ketë pjekur sadopak Bashën dhe të tjerët dhe në legjislaturën e re, të sjellin me vete dhe guximin për të bashkëpunuar për reformat në respekt të qytetarëve”, theksoi Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026