Vijon të rritet bilanci i viktimave në Venezuelë, mbi 1,700 të vdekur nga dy tërmetet shkatërrimtare
Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, që tronditën Venezuelën të mërkurën ka tejkaluar 1,700, sipas një raporti të ri të publikuar sot nga presidenti i parlamentit, Jorge Rodriguez.
Konkretisht, sipas përditësimit, të paktën 1,719 persona kanë vdekur, 5,034 janë plagosur dhe 15,866 kanë mbetur pa strehë.
Po shprehet frika se numri i viktimave do të rritet në mënyrë dramatike, pasi fati i më shumë se 50,000 njerëzve është i panjohur.
Disa zona të Venezuelës të goditura nga tërmetet e dyfishta ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti, dhe as nuk po bëhet ndonjë përpjekje për të gjetur dhe shpëtuar qytetarët e zhdukur, thonë banorët e këtyre qyteteve.
Në El Junquito, një zonë e vogël malore vetëm 33 kilometra në perëndim të Karakasit, ku venezuelasit shpesh shkojnë për një pushim dy-ditor, banorët thanë se kanë parë pak zyrtarë qeveritarë. Fermerët vendas dhe banorë të tjerë i sigurojnë komunitetit furnizimet bazë.
“Po presim përgjigje, po presim që të pastrohen rrënojat, të kryhen inspektime, t’u jepet mbështetje njerëzve që janë prekur rëndë», tha Kaylee Ibarra, një manikyriste 33-vjeçare e cila ka marrë përgjegjësinë për t’i çuar ankesat e banorëve te autoritetet. Qeveria «duhet të bëjë atë që duhet bërë”, theksoi ajo.
Qendra tregtare e El Junquitos është shkatërruar kryesisht dhe ndërtesat janë shembur. Shumë banorë, të cilët nuk kanë ku të shkojnë, kanë ngritur tenda në një zonë të hapur, pavarësisht rrezikut që paraqesin ndërtesat e dëmtuara dhe gjysmë të shembura.
“Nuk e dimë se ku do të përfundojmë ose sa gjatë do të qëndrojmë këtu”, tha Tony Abreu, pronari i një pastiçerie i cili jeton në një tendë sepse shtëpia dhe dyqani i tij nuk janë më të sigurta për t’u kthyer.
Pjesa më e madhe e ndihmës ndërkombëtare është drejtuar në La Huira, provincën venezueliane më të goditur nga tërmetet. Komuniteti ndërkombëtar është mobilizuar dhe Venezuela deri më tani ka marrë ndihmë nga 24 vende – furnizime, ekipe shpëtimi dhe qen të trajnuar posaçërisht për kërkimin.
Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 11:02 Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
- 10:59 Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
- 10:44 Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë
- 10:41 Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
- 10:23 Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës