Turqi, goditet rrjeti i basteve të paligjshme në nëntë qytete të vendit, 37 persona në pranga
Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit të paligjshme, i zhvilluar në nëntë provinca me qendër në Stamboll.
Sipas hetimeve, organizata e dyshuar kishte realizuar transaksione me vlerë rreth 30 miliardë lirash turke. Autoritetet konstatuan se ky qarkullim i madh parash nuk përputhej me aktivitetet tregtare të deklaruara nga individët dhe kompanitë nën hetim.
Operacioni u ndërmor mbi bazën e raporteve të MASAK, analizave të të dhënave bankare, ekzaminimeve dixhitale, komunikimeve dhe provave të tjera. Aksioni u zhvillua njëkohësisht në Stamboll, Ankara, Gaziantep, Hatay, Izmir, Kilis, Kırklareli, Kocaeli dhe Tokat.
Në kuadër të hetimit, autoritetet sekuestruan 32 kompani, 19 banesa, nëntë parcela toke, një pronë tregtare dhe 31 automjete, të dyshuara se janë përfituar nga aktivitetet kriminale. Procedurat ligjore ndaj të arrestuarve vijojnë.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar së fundmi se qeveria është e vendosur të luftojë bastet e paligjshme, lojërat e fatit virtuale dhe rrjetet e mashtrimit, duke theksuar se këto struktura do të çrrënjosen
Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 11:02 Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
- 10:59 Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
- 10:44 Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë
- 10:41 Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
- 10:23 Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës