Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Urgjencën Polivalente të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë trajtuar mbi 400 pacientë.
Sipas mjekes së urgjencës, Albana Koçija, problematikat më të shpeshta me të cilat paraqiten qytetarët lidhen me sëmundjet kardiake, por edhe me rastet e intoksikacioneve nga alkooli dhe ushqimi.
Mjekët theksojnë se temperaturat e larta mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve me sëmundje kronike dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve të nxehta.
Me temperaturat që pritet të mbeten të larta edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, specialistët rekomandojnë shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut, hidratimin e vazhdueshëm dhe konsumimin e ushqimeve të freskëta.
Apeli i mjekëve është veçanërisht për grupet më të rrezikuara, si të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilët duhet të kufizojnë daljet në orët me temperatura më të larta dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të shfaqjes së simptomave shqetësuese.
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar