Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
Evropa vijon të dominojë renditjen globale të pasaportave më të fuqishme në botë. Sipas edicionit të pestë vjetor të Indeksit Global të Pasaportave (Global Passport Index – GPI), nëntë nga 10 pasaportat më të forta janë evropiane, ndërsa Singapori është i vetmi shtet joevropian që renditet në dhjetëshen e parë.
Ndryshe nga indekse të tjera që bazohen vetëm te numri i vendeve ku mund të udhëtohet pa vizë, GPI vlerëson edhe faktorë si mundësitë për investime, cilësinë e jetës, sistemin shëndetësor, sigurinë, klimën, infrastrukturën sociale, inovacionin dhe konkurrueshmërinë ekonomike.
Sipas Global Citizen Solutions, dominimi i vendeve evropiane lidhet me aftësinë për të kombinuar lirinë e lëvizjes me standarde të larta jetese.
Në krye të renditjes për vitin 2026 qëndron Suedia, e ndjekur nga Zvicra dhe Finlanda. Gjermania renditet e katërta, ndërsa Holanda dhe Danimarka ndajnë vendin e pestë. Dhjetëshja plotësohet nga Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Singapori.
Sipas raportit, Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbetet në mesin e pasaportave më të forta në botë, por ndikimi i Brexit-it reflektohet në uljen e renditjes për sa i përket lirisë së lëvizjes. Ekspertët theksojnë se, megjithëse qytetarët britanikë gëzojnë ende udhëtim pa vizë në shumë vende, ata kanë humbur të drejtën automatike për të jetuar dhe punuar në vendet e Bashkimit Evropian.
Raporti evidenton gjithashtu rënien e Shteteve të Bashkuara, të cilat nga vendi i parë në vitin 2021 kanë zbritur në vendin e 12-të në renditjen e vitit 2026, kryesisht si pasojë e ndryshimeve në marrëveshjet dypalëshe për udhëtimin pa viza.
10 pasaportat më të forta në botë sipas Indeksit Global të Pasaportave 2026:
- Suedia
- Zvicra
- Finlanda
- Gjermania
- Holanda
- Danimarka
- Irlanda
- Mbretëria e Bashkuar
- Norvegjia
- Singapori
Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision
Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate
WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit
- 16:52 Zbardhet vendimi i plote Kushtetueses mbi çeshtjen e Veliajt: Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të arsyetuara
- 16:45 Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision
- 16:42 Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate
- 16:35 Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit