Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
Një operacion kundër krimit të organizuar është zhvilluar në pika të ndryshme në Kosovës. Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë arrestuar 9 persona.
Gjithashtu ka ky operacion janë gjetur dhe sekuestruar: 15 mijë euro, 5 makina, 5 autobote për transport, 2 armë zjarri dhe 54 fishekë.
Gjithashtu u sekuestruan pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme e prova të tjera. Policia shton se mes sekuestrimeve u gjetën edhe 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës”, thuhet në një njoftim.
Të arrestuarit dyshon për veprat ‘Pastrim i parave’, ‘kontrabandimi i mallrave në bashkëpunim, pjesëmarre ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘paraqitje e dokumenteve të falsifikuara lidhur me tatimin si dhe shmangie nga tatimi’.
PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari
Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit
- 18:04 Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 18:02 Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
- 17:59 Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
- 17:58 Melania Trump zbulon sa fitoi nga dokumentari i saj në Amazon
- 17:54 Qeveria gjermane miraton projektligjin për rritjen e rezervave ushtarake
- 17:48 Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës