Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima

1 Korrik 2026 | 17:09

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë banimi në qytetin belg të Antverpit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

Zjarri shpërtheu pak para orës 10:00 sipas kohës lokale në një ndërtesë 10-katëshe në lagjen Linkeroever. Sipas autoriteteve, në kompleks banojnë mbi 200 persona, ndërsa evakuimi i banorëve vazhdoi edhe disa orë pas shpërthimit të flakëve.

Zëdhënësja e policisë, Kim Bastiaens, tha se situata mbetet e rëndë, pasi disa banorë rezultojnë ende të zhdukur dhe zjarrfikësit po vazhdojnë kontrollin e ndërtesës.

Në operacionet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar edhe ekipe me dronë të Departamentit të Zjarrfikësve të Antverpit, si dhe forca nga zonat fqinje. Ndërkohë, autoritetet aktivizuan planin e ndërhyrjes mjekësore për koordinimin e ndihmës emergjente dhe strehimin e banorëve të evakuuar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonës të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert dhe të shmangin afërsinë e vendit të ngjarjes për shkak të rrezikut nga tymi.

Sipas shërbimit të zjarrfikësve të Antverpit, shkaku i zjarrit mbetet nën hetim, megjithëse dyshohet se flakët kanë nisur si pasojë e një problemi teknik në katin përdhes të ndërtesës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi, siguria mbizotëron ndaj kritikave për Erdoganin

Pesë vjet pas një krize të madhe diplomatike të shkaktuar nga një kërkesë e dhjetë ambasadorëve perëndimorë për lirimin e biznesmenit dhe aktivistit Osman Kavala,...
18:41 | 01/07/2026

Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari

Presidenti amerikan, Donald Trump udhëtoi për në Dakotën e Veriut të mërkurën në udhëtimin e tij të parë në bordin e avionit të ri Air Force One, një...
18:37 | 01/07/2026

Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik

Peshku sferik po përhapet me shpejtësi në Detin Egje. Ky peshk invaziv është helmues dhe po shkakton edhe çrregullime në ekosistemin detar. Ministria greke e...
18:37 | 01/07/2026