DASH kritikon Shqipërinë për mungesën e rezultateve në dënimin e trafikantëve
Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se qeveria e Shqipërisë nuk i ka plotësuar të gjitha standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, por ka ndërmarrë disa përpjekje për të bërë një gjë të tillë.
Për vitin 2020, Policia e Shtetit në Shqipëri thuhet se ka hetuar 31 raste me 32 persona të dyshuar nga 62 që ishin në 2019. Në këto 22 raste ishin për trafikim të rriturish dhe 9 për trafikim fëmijësh.
Gjatë vitit të kaluar qeveria dhe OJF-të kanë identifikuar 81 raste ndërsa vetëm 6 janë marrë në mbrojtje, ku 48 ishin për trafikim seksual, 27 për punë të detyruar dhe 6 të detyruar për të kryer krime.
Raporti tregon se mes tyre janë 62 gra dhe vajza dhe 24 burra dhe djem prej të cilëve 58 në moshë jo madhore.
Ndonëse gratë dhe vajzat trafikohen përgjithësisht për trafik seksual dhe punë të detyruar, vitet e fundit ka pasur raste të izoluara ku trafikantët kanë shfrytëzuar fëmijë për kultivim kanabisi.
DASH thotë se nga këta tre janë të huaj, Gambia, Filipinet dhe Serbia dhe sipas raportit janë trafikuar për t’u shfrytëzuar seksualisht dhe punë të detyruar në Shqipëri.
Viktima të trafikimit kanë përfunduar edhe emigrantët që kanë kaluar përmes Shqipërisë me qëllim për të arritur në vendet e Evropës Perëndimore.
Por pavarësisht kësaj, gjykatat nuk kanë dënuan asnjë trafikant. Ndaj në raport rekomandohet hetimin me forcë, ndjekje penale dhe dënim të trafikantëve, përfshirë zyrtarët që bashkëpunojnë me ta.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur