PROFIL/ Kush janë dy kandidatet e propozuara për Këshillin Kombëtar i PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar dy emra të rinj për t’iu bashkuar Këshillit Kombëtar të PD-së gjatë mbledhjes që po zhvillohet këtë të mërkurë.
Dy kandidatet e propozuara janë Julia Emiri dhe Silva Hasa, emrat e të cilave u paraqitën për miratim para anëtarëve të forumit drejtues.
Julia Emiri është aktore me profesion dhe prej disa vitesh është e angazhuar në Partinë Demokratike. Ajo është bërë e njohur edhe për aktivizimin e saj në grupin për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke qenë pjesë e protestave dhe nismave qytetare në mbështetje të kësaj çështjeje.
Silva Hasa, nga ana tjetër, ishte kandidate për deputete e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në qarkun e Fierit. Me angazhimin e saj në strukturat politike të PD-së, ajo është propozuar tashmë për të qenë pjesë e forumit më të lartë vendimmarrës të partisë mes dy kuvendeve.
Propozimi i dy kandidateve u bë në kuadër të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku po diskutohen dhe miratohen vendime që lidhen me organizimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.
“E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
Zbardhet lista e propozuar nga Berisha, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë së PD
Berisha: Ky është Këshilli Kombëtar më cilësor i PD, mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
- 20:52 Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)