Nis seanca plenare, PD bojkoton punimet; protestë dhe tensione jashtë Parlamentit
Ka nisur seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend, ndërsa jashtë godinës vijon protesta e qytetarëve, e shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje me forcat e policisë.
Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë të pranishëm në sallën e Kuvendit, pasi kanë vendosur të bojkotojnë punimet e seancës.
Sipas PD-së, vendimi është marrë pasi mazhoranca socialiste ka lënë jashtë kalendarit të punimeve katër projektligje të depozituara nga grupi demokrat rreth një muaj më parë.
“Për sa kohë mazhoranca refuzon të përfshijë këto projektligje në rendin e ditës ose të përcaktojë shqyrtimin e tyre brenda këtij sesioni parlamentar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancën e sotme dhe kërkon me forcë përfshirjen në procedurë parlamentare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim në Kuvend”, thuhet në deklaratën zyrtare të PD-së.
Në rendin e ditës së seancës ishte parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, si dhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, e kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.
Balla protestuesve: Pak ditë na kanë mbetur deri te koha e dialogut me ju
Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë
Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama
- 12:09 Balla protestuesve: Pak ditë na kanë mbetur deri te koha e dialogut me ju
- 12:01 Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni
- 11:56 Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë
- 11:51 Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama
- 11:48 Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga
- 11:40 Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit