Gjirokastra shënon shtigjet malore, më shumë siguri dhe orientim për turistët
Në Gjirokastër ka nisur shënimi i shtigjeve malore, një iniciativë që synon promovimin e turizmit të aventurës dhe nxjerrjen në pah të vlerave natyrore e tradicionale të zonave të thella.
Fshatrat dhe zonat rurale mbeten një destinacion i preferuar i turistëve, ndërsa po kryhet shënimi i shtigjeve, me qëllim orientimin e vizitorëve drejt vendeve shumë pak të frekuentuara.
Shënimi i shtigjeve malore mundëson orientimin e turistëve dhe eksplorimin e itinerareve që lidhin fshatrat, malet dhe peizazhet karakteristike të jugut.
“Për herë të parë në Gjirokastër kam marrë një iniciativë për shënimin e shtigjeve malore, të cilat do të shërbejnë për lidhjen e fshatrave dhe zonave të tjera rurale, duke i ndërthurur me biodiversitetin që këto zona disponojnë, larmishmërinë e terrenit, relievit të fshatrave”, thotë Joan Dhandili, ekspert i turizmit.
Kjo nismë është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rural në Gjirokastër dhe për promovimin e vlerave natyrore, traditës dhe trashëgimisë kulturore të fshatrave.
“Kjo iniciativë do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës rurale, duke nxjerrë në pah kulturën dhe traditat unike që ka çdo fshat, punimet artizanale dhe llojet e gatimeve që ata kanë. Gjithashtu po japim një promovim më të mirë të këtyre zonave, të cilat kanë qenë të harruara ndër vite”, thotë ai.
Gjirokastra po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët që kërkojnë eksperienca në natyrë, ecje malore dhe njohje me traditat lokale.
Një hartë e veçantë për shtigjet malore në zonën e Gjirokastrës synon të rrisë sigurinë dhe orientimin e vizitorëve, si dhe të krijojë mundësi të reja ekonomike për banorët e zonave rurale.
Studimi japonez: Ushqyerja me gji ndihmon foshnjat të flenë më gjatë
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik
- 18:27 Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar