IKMT shemb ‘beach barin’ pa leje në Jalë
Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në Vuno, nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Sipas informacioneve paraprake, objekti rezultonte i ndërtuar pa leje në vijën bregdetare, çka ka sjellë ndërhyrjen e autoriteteve për prishjen e tij. Aksioni është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe ka përfunduar pa incidente.
Burime bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes së IKMT-së nuk është shënuar asnjë problem apo kundërshtim nga pronarët ose persona të tjerë të pranishëm në zonë.
Ndërkohë, IKMT ka njoftuar se kontrollet do të vijojnë edhe në objekte të tjera përgjatë vijës bregdetare. Aktualisht po verifikohen një sërë ndërtesash për të konstatuar nëse janë ndërtuar pa leje ose nëse nuk plotësojnë kriteret ligjore për t’u legalizuar. Autoritetet theksojnë se aksionet synojnë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit, veçanërisht në zonat bregdetare me rëndësi të veçantë turistike.
Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë
Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
- 09:52 Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria
- 09:50 SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare
- 09:43 Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni