Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)

3 Korrik 2026 | 15:44

Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e kësaj të premteje qarkun e Elbasanit, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Moti i përkeqësuar është shoqëruar edhe me erëra të forta, të cilat kanë krijuar situata problematike në zona të ndryshme të qarkut.

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, pasi kushtet atmosferike mbeten të paqëndrueshme.

Stuhia ka përfshirë jo vetëm qytetin e Elbasanit, por edhe bashki të tjera të qarkut, duke i dhënë fund përkohësisht temperaturave të larta që kanë dominuar ditët e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026

Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar...
17:39 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026