Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
Pasiguria financiare po ndikon gjithnjë e më shumë në planet e shqiptarëve për daljen në pension. Sipas një sondazhi ndërkombëtar të kryer nga OECD-ja, burrat në Shqipëri janë ata që planifikojnë të dalin më vonë në pension se në çdo vend tjetër evropian të përfshirë në studim, kryesisht për shkak të shqetësimeve financiare.
Mesatarisht, burrat shqiptarë deklarojnë se do të dëshironin të dilnin në pension në moshën 68.8 vjeç, ndërsa gratë në moshën 64.7 vjeç. Diferenca prej më shumë se katër vitesh mes gjinive është ndër më të lartat në Evropë dhe tregon se burrat ndihen më të detyruar të zgjasin jetën aktive për të siguruar të ardhura të mjaftueshme.
Në nivel evropian, mosha mesatare e dëshiruar e daljes në pension për burrat është rreth 65.3 vjeç, çka do të thotë se shqiptarët planifikojnë të punojnë mbi tre vjet më gjatë se mesatarja evropiane. Ndërkohë, në vende si Franca, Belgjika apo Austria, shumica e qytetarëve preferojnë të dalin në pension përpara moshës 65 vjeç.
Sondazhi tregon gjithashtu se shqetësimet për të ardhurat gjatë pleqërisë janë ndër arsyet kryesore që shtyjnë shqiptarët të mendojnë për një pension më të vonshëm. Ekspertët vlerësojnë se niveli i ulët i pensioneve, pasiguria ekonomike dhe nevoja për të ruajtur standardin e jetesës ndikojnë drejtpërdrejt në këto pritshmëri.
Conad feston 20 vite suksesi dhe revolucioni në tregun shqiptar
Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët