Eurostat: Shqiptarët në krye për orët e punës, mesatarja tejkalon vendet e BE-së
Punonjësit në Shqipëri vazhdojnë të punojnë më shumë orë se mesatarja evropiane. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2025 mesatarja e javës së punës në Bashkimin Evropian ishte 35.9 orë, ndërsa në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, punonjësit punojnë mesatarisht 42.6 orë në javë, ose 6.7 orë më shumë.
Brenda Bashkimit Evropian, javën më të gjatë të punës e kanë punonjësit në Greqi, me 39.6 orë në javë, të ndjekur nga Bullgaria dhe Polonia me nga 38.7 orë, si dhe Lituania me 38.4 orë. Edhe këto vende, megjithatë, mbeten poshtë mesatares së regjistruar në Shqipëri.
Në krahun tjetër renditet Holanda, me javën më të shkurtër të punës, 31.9 orë, e ndjekur nga Danimarka dhe Gjermania me nga 33.9 orë, si dhe Austria me 34 orë. Diferenca mes Shqipërisë dhe Holandës arrin në mbi 10 orë pune në javë.
Të dhënat tregojnë se, krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, edhe pse Shqipëria nuk është pjesë e tij, punonjësit kalojnë më shumë kohë në vendin e punës, ndërkohë që mesatarja evropiane ka ardhur në rënie gjatë dekadës së fundit, duke zbritur nga 36.9 orë në vitin 2015 në 35.9 orë në vitin 2025.
Gjirokastra shënon shtigjet malore, më shumë siguri dhe orientim për turistët
Studimi japonez: Ushqyerja me gji ndihmon foshnjat të flenë më gjatë
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët