Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
Qyteti i Gjirokastrës, për dy ditë me radhë, është shndërruar në një qendër akademike ndërkombëtare për shkencën, inovacionin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm. Konferenca Ndërkombëtare “Shkenca dhe inovacioni për zhvillim të qëndrueshëm”, e organizuar nga Universiteti “Eqrem Çabej”, ka mbledhur në qytetin e gurtë pedagogë dhe studiues nga 12 universitete të botës, përfshirë Italinë, Greqinë, SHBA-në dhe vende të tjera.
Gjatë konferencës janë prezantuar 184 studime shkencore, të cilat, krahas vlerës akademike, synojnë të kenë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin social-ekonomik të rajonit jugor.
Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Jaho Cana, thekson se pjesëmarrja e gjerë ndërkombëtare tregon rëndësinë e këtij aktiviteti.
“Në këtë konferencë ka rreth 184 punime të pranuara nga Komiteti Shkencor i konferencës. Ajo që është për t’u theksuar është gjeografia e gjerë e pjesëmarrjes së studiuesve, që vijnë nga Kina, Italia, Polonia, si dhe universitetet e rajonit. Kjo është një konferencë hibride, e organizuar si në formë fizike, ashtu edhe online,” tha Cana.
Sipas organizatorëve, aktivitete të tilla akademike me përmasa ndërkombëtare tregojnë ecurinë cilësore të Universitetit të Gjirokastrës si një nga institucionet më të rëndësishme akademike në jug të vendit.
“Në këtë mënyrë, Universiteti ‘Eqrem Çabej’ po përmbush më së miri detyrat e tij, duke u kthyer në një qendër të rëndësishme kërkimore dhe shkencore. Pjesëmarrja e studiuesve të njohur në fushën e albanologjisë dhe shkencave të tjera tregon se universiteti është në rrugën e duhur,” u shpreh rektori Cana.
Ai shtoi se aktivitete të tilla akademike dhe shkencore ndihmojnë edhe në promovimin e universitetit, duke ndikuar në tërheqjen e maturantëve për studime në këtë institucion.
“Këto ngjarje shkencore janë një promovim i mirë për Universitetin e Gjirokastrës, duke ndikuar në rritjen e interesit të maturantëve për t’u bërë pjesë e tij. Gjithashtu, në konferencë kanë marrë pjesë jo vetëm studiues të huaj, por edhe akademikë të njohur shqiptarë, përfshirë profesorë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,” shtoi ai.
Universiteti “Eqrem Çabej” ka një aktivitet rreth 60-vjeçar dhe ofron 22 degë studimi në shkencat shoqërore, natyrore dhe ato të edukimit.
Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
- 20:07 LIVE- Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
- 19:38 Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
- 19:34 Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 19:23 Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore