Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja nga Shkodra

3 Korrik 2026 | 17:04

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës.

A. Gjilaj, 29 vjeçe, me banim në Shkodër, ka humbur jetën në det, teksa ndodhej në zonë për pushime me familjen.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Porto Novos, i njohur ndryshe si një nga plazhet e rrezikshme për shkak të rrymave. E reja ka qenë duke pushuar në këtë zonë, ku ndodhet edhe një tabelë që paralajmëron rrezikun nga rrymat detare.

Trupi është transportuar me gomone, pasi rruga për automjete është e vështirë dhe e ngadaltë për shkak të terrenit me gropa. Sipas informacioneve, ka qenë e pamundur për ta shpëtuar, pasi ajo ka qenë pa shenja jete.

Trupi është transportuar fillimisht drejt Triportit, më pas drejt morgut.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata...
19:16 | 03/07/2026

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026

Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar...
17:39 | 03/07/2026