Shpërthim i ri i norovirusit në Alaskë, 100 pasagjerë të një anijeje shfaqin simptoma
Një shpërthim i ri norovirusit dyshohet se ka shpërthyer në një anije në Alaskë. 100 pasagjerët e kësaj anije kanë shfaqur simptoma si të vjella dhe diare.
Sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC në këtë anije ka 102 pasagjerë dhe 23 anëtarë të ekuipazhit të cilët janë prekur nga virusi.
‘Princess Cruises’ raportoi se stafi ka kryer procedurat e pastrimit dhe dezinfektimit si dhe mblodhi mostra të jashtëqitjes nga të infektuarit për testim.
“Ekuipazhi ynë reagoi menjëherë duke zbatuar protokolle të përmirësuara sanitare në të gjithë anijen, dhe rastet që atëherë janë ulur dhe mbeten të ulëta”, tha linja e kroçerave në një deklaratë.
Norovirusi i njohur si ‘gripi i stomakut’, është një sëmundje shumë ngjitëse që shkakton sëmundje gastrointestinale. Mund të përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë, prekjes së objekteve të kontaminuara dhe ngrënies së ushqimit ose pirjes së pijeve që kanë rënë në kontakt me virusin.
Individët e infektuar mund ta përhapin norovirusin për dy javë ose më shumë pasi simptomat të zhduken. Shpërthimi i fundit ndodhi në anijen ‘Ruby Princess’ të linjës së kroçerave dhe u raportua për herë të parë më 28 qershor.
Pak më shumë se tre përqind e pasagjerëve u sëmurën, ndërsa rreth dy përqind e anëtarëve të ekuipazhit përjetuan simptoma.
Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore
- 20:07 LIVE- Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
- 19:38 Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
- 19:34 Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 19:23 Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore