Presidenti i Kolumbisë bisedë telefonike me Trump, në fokus përpjekjet kundër drogës dhe sanksionet

3 Korrik 2026 | 19:10

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Gjatë bisedës telefonike ata u përqëndruan në përpjekjet e Kolumbisë për të zvogëluar kultivimin e bimës koka.

Sipas deklaratës, Kolumbia tha se kishte përmbushur një objektiv të rënë dakord më parë për zhdukjen e rreth 30,000 hektarëve me koka, përbërësin bazë të kokainës, në kuadër të një programi vullnetar.

Qeveria tha se tani pret që totali të arrijë në 41,000 hektarë deri në fund të vitit 2026. Ajo shtoi se financimi për programin është siguruar deri në fund të këtij viti.

Thirrja vjen ndërsa Petro hyn në javët e fundit të presidencës së tij, përpara se konservatori Abelardo De La Espriella të marrë detyrën.

Biseda u zhvillua gjithashtu në sfondin e marrëdhënieve të tendosura midis Bogotës dhe Uashingtonit. Në tetor, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Petros , duke e akuzuar atë për dështim në frenimin e tregtisë së drogës.

Petro i kërkoi Trumpit të hiqte sanksionin personal teksa presidenti amerikan u përgjigj se do të “bënte më të mirën e tij”.

Kolumbia ka qenë prej kohësh një nga partnerët më të ngushtë të sigurisë të Uashingtonit në Amerikën Latine dhe bashkëpunimi kundër drogës ka qenë një pjesë qendrore e kësaj marrëdhënieje për dekada të tëra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit

Herën e fundit që patën një funeral të një udhëheqësi suprem në Iran ishte në vitin 1989 dhe rreth 10 milionë njerëz morën pjesë, 37...
19:38 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore

Rebelët Huthi të Jemenit njoftuan të premten se forcat e tyre u përballën me aeroplanë luftarakë sauditë që, sipas tyre u përpoqën të parandalonin uljen...
19:23 | 03/07/2026