Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

3 Korrik 2026 | 18:41

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar në revistën “Gastroenterologjia dhe Hepatologjia Klinike”, sipas të cilit konsumimi i kafesë lidhet me një rrezik më të ulët për cirrozën, kancerin e mëlçisë dhe vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet e këtij organi.

Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 350 mijë personave dhe i ndoqën ata për 13 vjet. Rezultatet treguan se ata që konsumonin 5 ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin 32% më pak rrezik për cirrozë, 47% më pak rrezik për kancer të mëlçisë dhe 42% më pak rrezik për të humbur jetën nga sëmundjet e mëlçisë.

Ndërkohë, edhe konsumimi më i moderuar, rreth 1 deri në 4 filxhanë në ditë, u shoqërua me ulje të dukshme të rrezikut, ku efekti më i fortë u vu re te ata që konsumonin 3 deri në 4 filxhanë në ditë.

Gjithashtu, konsumuesit e kafesë kishin më pak yndyrë, inflamacion dhe fibrozë në mëlçi, ndërsa analizat e gjakut tregonin tregues më të mirë të funksionit të këtij organi. Përfitime të ngjashme u vunë re si te kafja me kafeinë, ashtu edhe te ajo pa kafeinë, duke sugjeruar se efekti mbrojtës nuk lidhet vetëm me kafeinën.

Megjithatë, autorët theksojnë se nuk rekomandohet që njerëzit të fillojnë të pinë kafe vetëm për të mbrojtur mëlçinë. Ata këshillojnë që parandalimi i sëmundjeve të mëlçisë të mbështetet kryesisht në një stil jetese të shëndetshëm, duke mbajtur peshën nën kontroll, duke kufizuar alkoolin, duke kryer aktivitet fizik të rregullt dhe duke monitoruar sheqerin në gjak, tensionin arterial dhe kolesterolin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit

Herën e fundit që patën një funeral të një udhëheqësi suprem në Iran ishte në vitin 1989 dhe rreth 10 milionë njerëz morën pjesë, 37...
19:38 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore

Rebelët Huthi të Jemenit njoftuan të premten se forcat e tyre u përballën me aeroplanë luftarakë sauditë që, sipas tyre u përpoqën të parandalonin uljen...
19:23 | 03/07/2026