Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)
Në një shtëpi të zakonshme në Librazhd, muret flasin përmes artit. Çdo cep është i mbushur me piktura, të realizuara përgjatë afro 50 viteve krijimtari. Në moshën 69-vjeçare, Agim Jaupaj vazhdon t’i qëndrojë besnik pasionit që e shoqëron që nga fëmijëria.
Mes peizazheve, portreteve dhe kompozimeve të ndryshme, vendin kryesor e zënë pikturat nudo, një zhanër që e ka tërhequr që në rininë e hershme.
“I kam pasur pasion. Madje në shkollë desh më përjashtuan. Më kapën duke vizatuar me laps një nudo dhe më paralajmëruan për përjashtim nga shkolla. Në atë kohë nuk pranoheshin”, thotë piktori Agim Jaupaj.
Cilësimin “piktori i nudove” nuk e sheh si etiketë, por si zhanrin artistik që e përfaqëson më së miri.
“Unë zakonisht i bëj me fotografi, domethënë i fotografoj, pastaj i hedh në kompjuter dhe i punoj, se ndryshe nuk punohet… Modelet nuk afrohen. Dhe ato që janë afruar kanë dërguar fotografi dhe kaq. Nudo mund të jenë 35 copë që kam këtu në shtëpi”, thotë ai.
Në këtë rrugëtim artistik, mbështetjen më të madhe e ka gjetur te bashkëshortja, Athina. Ajo thotë se pikturën e sheh si art dhe frymëzim, pavarësisht paragjykimeve që kanë hasur ndër vite.
“Xheloze jo. Piktura është art, është frymëzim, nuk ke çfarë t’i thuash asaj. Atë pasion ka ai. Përderisa më pëlqen mua që jetoj në shtëpi me të, nuk e kam problem”, thotë bashkëshortja e tij, Athina Jaupaj.
Sot, shtëpia e Agim Jaupajt është kthyer në një galeri personale me mbi 250 vepra, ku nudot zënë një vend të veçantë. Për të, arti ka qenë gjithmonë më i fortë se paragjykimet, dhe pasioni vazhdon të mbetet po aq i gjallë sa ditën kur mori për herë të parë penelin në dorë.
Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
- 20:07 LIVE- Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
- 19:38 Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
- 19:34 Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 19:23 Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore