Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

4 Korrik 2026 | 11:24

Detaje të reja kanë dalë në dritë për sa i përket zjarrit të natës së djeshme në Shëngjin. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, zjarri vijon të jetë aktiv, por me intensitet më të ulët.

Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se autori i dyshuar i zjarrvënies është identifikuar dhe është arrestuar.

Ndërkohë, në këtë aksion për shuarjen e flakëve janë vënë në dispozicion 7 mjete zjarrfikëse, efektivë dhe autobote me ujë, punonjës të Shërbimit Pyjor, të shërbimeve publike të Bashkisë Lezhë, si dhe po vijon ndërhyrja ajrore edhe me helikopter.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në Shëngjin, në mbështetje të Bashkisë Lezhë.

Gjatë gjithë natës është punuar pa ndërprerje për izolimin e flakëve, me angazhimin e 7 mjeteve zjarrfikëse nga MZSH Lezhë, Vau i Dejës, Shkodër, Mirditë dhe Porti Shëngjin. Në operacion janë përfshirë gjithashtu efektivë dhe autobotë uji të Forcave të Armatosura, punonjës të Shërbimit Pyjor, të Shërbimeve Publike të Bashkisë Lezhë dhe të Emergjencave Civile të Bashkisë Lezhë.

Operacioni po mbështetet edhe nga ndërhyrja ajrore me helikopterin e Forcave të Armatosura. Falë koordinimit të të gjitha strukturave, intensiteti i zjarrit është ulur ndjeshëm dhe puna vijon për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive.

Autori i dyshuar i zjarrvënies është identifikuar dhe është vënë përpara përgjegjësisë ligjore nga autoritetet kompetente.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjësi maksimale, të respektojnë masat për parandalimin e zjarreve dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri apo rast të dyshimtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjetjen dhe sekuestrimin e 46 kg kanabis në Rinas. Operacioni “Suitcases” u zhvillua të premten teksa...
13:05 | 04/07/2026

Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim. Sipas tij, dita...
13:04 | 04/07/2026

Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike

Fillimisht protestuan kundër flamingos, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të këndojë edhe për shkollat, vendet e punës...
12:48 | 04/07/2026