Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia

4 Korrik 2026 | 12:05

Avokati Gentian Serjani këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” ka bërë ne dije se është takuar me një nga protestuesit e ndaluar të cilin e ka indetifikuar si Niko Qarkaj. Avokati thekson se Qarkaj vuan nga epilepsia dhe se gjatë qëndrimit në komisariat ka pësuar disa kriza.

Sipas tij gjatë krizës së kaluar mbrëmjen e djeshme nuk ka marrë ndihmë mjekësore teksa shton se Qarkaj pretendon se është dhunuar nga policia. Ndër të tjera avokati shton se ai ka vendosur të futet në grevë urie që nga momenti i shoqërimit. Serjani ndër të tjera në postim kërkon lirimin e tij dhe të nisin hetimet lidhur me dhunimin e tij.

“Ditën e sotme vizitova të ndaluarin Niko Qarkaj, i cili u shoqërua gjatë protestës. Ai vuan nga epilepsia dhe, sipas tij, gjatë qëndrimit në komisariat ka pësuar disa kriza.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një prej krizave epileptike, për shkak të gjendjes së tij ai nuk ka qenë i vetëdijshëm për veprimet apo fjalët e tij. Sipas deklarimit të tij, gjatë këtij episodi mund të ketë ofenduar punonjësit e policisë, por në vend që të merrte ndihmën e nevojshme, ai pretendon se është dhunuar fizikisht nga efektivët e policisë, duke mbetur edhe i gjakosur.

Ai ndodhet në grevë urie që nga momenti i shoqërimit. Thirrja jonë është që Niko Qarkaj të lirohet menjëherë dhe të nisë një hetim i plotë e i pavarur për veprimet e dhunshme që ai pretendon se janë ushtruar ndaj tij nga efektivët e policisë”, shkruan Serjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjetjen dhe sekuestrimin e 46 kg kanabis në Rinas. Operacioni “Suitcases” u zhvillua të premten teksa...
13:05 | 04/07/2026

Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim. Sipas tij, dita...
13:04 | 04/07/2026

Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike

Fillimisht protestuan kundër flamingos, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të këndojë edhe për shkollat, vendet e punës...
12:48 | 04/07/2026