Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)

4 Korrik 2026 | 17:14

Më shumë se një shekull pas tragjedisë së Titanikut, Inteligjenca Artificiale po ofron një mënyrë të re për të eksploruar historinë, duke rikrijuar me detaje mbresëlënëse pamjen dhe atmosferën e anijes më të famshme në botë.

Një video e publikuar së fundmi përdor teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për t’i transportuar shikuesit virtualisht në vitin 1912, duke krijuar një përvojë që i ngjan një udhëtimi në kohë dhe një produksioni kinematografik të nivelit të lartë.

Autorja e kanalit Chloe VS History ka shfrytëzuar fotografi dhe ilustrime autentike të epokës, të cilat, me ndihmën e mjeteve moderne të Inteligjencës Artificiale, janë shndërruar në imazhe fotorealiste tredimensionale.

Rezultati është një vlog historik, ku krijuesja shfaqet sikur ndodhet në bordin e Titanikut, duke udhëhequr shikuesit nëpër ambientet e anijes.

Videoja prezanton korridoret dhe kabinat e klasit të tretë, ku udhëtarët shpresonin të nisnin një jetë të re në Shtetet e Bashkuara, por edhe luksin e klasit të parë, me sallonet elegante, dhomat e ngrënies dhe shkallët ikonike që e bënë Titanikun simbol të luksit të kohës.

Titaniku u nis nga Southampton më 10 prill 1912 drejt New York-ut, me mbi 2,200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. I konsideruar si një mrekulli e inxhinierisë detare, udhëtimi i tij i parë përfundoi në tragjedi.

Natën e 14 prillit 1912, anija u përplas me një ajsberg në Atlantikun e Veriut dhe u fundos disa orë më vonë, duke shkaktuar vdekjen e rreth 1,500 personave.

Videoja ndjek rrugëtimin e Titanikut deri në natën fatale të fundosjes, duke ofruar një perspektivë të re mbi momentet e fundit të anijes legjendare.

Përtej vlerës vizuale, projekti tregon potencialin e Inteligjencës Artificiale në rikrijimin e ngjarjeve historike, duke kombinuar burimet autentike me teknologjinë moderne për t’i sjellë më pranë publikut episode që kanë shënuar historinë botërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026

Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka sulmuar sërish qeverinë izraelite, duke e quajtur atë të “varur nga lufta”, dhe duke e akuzuar për nxitjen e...
18:39 | 04/07/2026

Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus

Mali Erebus është vullkani më jugor aktiv në Tokë, i vendosur në Ishullin Ross në Detin Ross, rreth 1,350 kilometra nga Poli Jugor Gjeografik. Ai...
18:37 | 04/07/2026