Haaland shokon Brazilin, Norvegjia kualifikohet në çerekfinale

6 Korrik 2026 | 07:57

Rrugëtimi i Brazilit në Botëror është mbyllur në fazën e 1/8-ve. Norvegjia siguroi kualifikimin në çerekfinale, pas fitores 2-1 ndaj kombëtares së Ançelotit.

Vendimtar ishte Erlind Haaland, i cili shënoi dopietë në minutat e fundit, për të vulosur ndeshjen.

Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e 79-të me kokë, ndërsa realizoi të dytin në minutën e 90-të, me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone.

Më herët Brazili kishte disa raste për të kaluar në avantazh, por nuk i shfrytëzoi. Në minutën e 14-të, Guimaraes shpërdoroi një penallti, e cila u prit nga portieri.

Po ashtu në pjesën e dytë, Endrick shpërdoroi një rast të artë i vetëm me portierin. Në fund, Brazili ngushtoi shifrat në 2-1 me Neymar nga penalltia, por kishte vetëm vlerë statistikore.

Në çerekfinale, Norvegjia do të përballet me fituesin e Meksikë-Angli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë një sërë reagimesh në “Truth Social” ndër të cilat një ia ka kushtuar kapitenit anglez, Harry Kane. “Harry...
09:05 | 06/07/2026

Telefonoi 3 herë FIFA-n, Trump ndërhyri për të hequr pezullimin e Folarin Balogun për ndeshjen kundër Belgjikës

Presidenti amerikan, Donald Trump loboi te FIFA për të hequr pezullimin me një ndeshje të sulmuesit amerikan Folarin Balogun për shkak të kartonit të kuq...
08:25 | 06/07/2026

Anglia “i falet” dopietës së Bellingham dhe mund Meksikën

Pas plot 111 minutave lojë të rregullt Anglia ja doli me shumë djersitje të mundtte Meksikën 3-2 në “Aztecan” legjendare falë një dygolëshi të Jude...
07:58 | 06/07/2026