Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet

6 Korrik 2026 | 10:19

Bizhuteri me vlerë miliona euro u vodhën të dielën gjatë një grabitje në muzeun e prodhuesit francez të qelqit luksoz Lalique, thanë kompania dhe një burim hetimor.

Autorët hynë me forcë në muzeun në Wingen-sur-Moder në Francën verilindore rreth orës 05:30 të mëngjesit dhe u nisën drejt e në dhomën e bizhuterive.

“Rreth njëzet bizhuteri u vodhën. Humbja po vlerësohet aktualisht, por mund të arrijë në disa milionë euro, ndoshta afër katër milionë”, tha burimi.

Muzeu tha në faqen e tij të internetit se do të jetë i mbyllur për disa ditë për shkak të vjedhjes.

“Një alarm u dëgjua, por në kohën kur kompania e sigurisë kishte përfunduar kontrollet e saj, ishte një pastruese që mbërriti e para në vendngjarje dhe thirri policinë”, thane hetuesit.

Pamjet e kamerave të sigurisë po shqyrtohen aktualisht. Muzeu, i dedikuar argjendarit dhe prodhuesit të qelqit të stilit Art Nouveau dhe Art Deco, Rene Lalique, u hap në vitin 2011 pranë fabrikës së kompanisë.

Një grabitje e xhevahireve gjatë ditës në muzeun e Luvrit në Paris në tetor të vitit të kaluar e vuri sigurinë në muzetë dhe galeritë franceze në qendër të vëmendjes. Hajdutët ia mbathën me bizhuteri me vlerë 102 milionë dollarë nga Luvri në një bastisje që zgjati më pak se tetë minuta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme

Fabiana Blanco, një vajzë 12 vjecare ka treguar vështirësitë e përjetuara pas 32 orësh e bllokuar në rrënojat e tërmetit të 24 Qershorit në Venezuelë....
10:50 | 06/07/2026

Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona

Dy persona u vranë në një incident me të shtëna këtë të hënë në Offenburg, në shtetin e Baden-Wurttemberg në Gjermani. Policia u thirr në një kompleks apartamentesh pak pas...
10:48 | 06/07/2026

Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem

Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael në fund të shkurtit, është udhëheqësi i dytë suprem i Iranit dhe me një...
09:56 | 06/07/2026