Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës

6 Korrik 2026 | 12:07

Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan një operacion, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare, duke sekuestruar asete në vlerë prej 1 milion eurosh.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se operacioni u realizua në kuadër të një hetimi për pastrimin transnacional të parave të nxjerra nga trafikimi i drogës. Në të u përfshin autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust.

Prokuroria Speciale tha se bazuar në analizat e materialit të sekuestruar nga autoritetet italiane, u bë e mundur që të identifikoheshin llogaritë bankare, interesat e biznesit, pasuritë e paluajtshme dhe automjetet me vlerë të lartë në pronësi të një çifti të martuar shtetas të Kosovës, që banojnë në Itali.

“Çifti, i cili është nën hetim penal në Itali me dyshimin për pastrim parash, u arrestua në Francë në shtator 2025. Policia kishte zbuluar më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura brenda në ndarjeje të modifikuar të dy automjeteve”, u tha në njoftim.

Në njoftim u tha se në shtator të vitit të kaluar ishin sekuestruar të ardhura të tjera nga veprimet kriminale që kapnin vlerën e mbi 30 milionë eurove.

“Këto asete ishin të lidhura me një rrjet kriminal transnacional të angazhuar në pastrimin e të ardhurave të gjeneruara nga trafikimi i drogës në Francë nga individë të lidhur me grupe kriminale në Francë”, u tha në njoftimin e përbashkët të lëshuar nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.

Sipas autoriteteve, konvertimi i parave të gatshme në ar shërbeu për një qëllim të dyfishtë: fshehjen e origjinës së paligjshme të të ardhurave kriminale dhe lehtësimin e fshehjes dhe transportit të tyre ndërkufitar, veçanërisht në Kosovë, Turqi dhe Marok.

Në shtator të vitit 2025, autoritetet italiane dhe franceze kishin njoftuar se kishin shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët të cilët u tha se pastronin para nga trafikimi i drogës në Itali dhe Francë, duke i shndërruar paratë e gatshme në shufra ari.

Ari më pas u transportua në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe Marok. Në atë kohë, Italia arrestoi pesë persona dhe sekuestroi 17 milionë euro, ndërkaq edhe autoritetet franceze kishin kryer arrestime.

Sipas prokurorëve italianë, gjatë më shumë se gjashtë muajve, të dyshuarit mblodhën më shumë se 17 milionë euro nga fitimet e drogës, kryesisht në Francë, dhe transportuan paratë në automjete drejt një zone pranë Piedmontit në Itali, që gjendet në kufi me Francën.

“Aty, në bashkëpunim me tre biznese për shkrirjen e metaleve të çmuara në Piedmont dhe Lombardi, paratë u shndërruan në shufra dhe fleta ari në vlerën e njëjtë monetare”, u tha në njoftimin e prokurorëve italianë më 23 shtator 2025./ REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mësohet gjithashtu se,...
12:48 | 04/07/2026

Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Kurti në reagimin e tij të...
10:44 | 04/07/2026

Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Obiliq në Kosovë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00 dhe si pasojë humbën jetën...
09:29 | 04/07/2026