Javën e ardhshme rihapen aplikimet për hapësirat në plazh

2 Korrik 2021 | 12:37

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar se do të rihapen aplikimet për hapësirat e pashfrytëzuara në plazhe, për të gjitha subjektet që janë të interesuara.

Ndërkohë, burime pranë kësaj ministrie bënë të ditur për Euronews Albania se ky proces do të nisë javën që vjen.

Teksa zhvilloi një bisedë operatorët, hotelierët dhe aplikuesit për stacione plazhi, ministri theksoi se brenda 3-4 ditësh do të mbyllet problematika e stacioneve të plazhit.

“Do të ketë një përfaqësi nga bashkia me personat e autorizuar për realizimin e këtij procesi, po ashtu nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Inspektoriati Shtetëror i Turizmit si dhe prefektura për të koordinuar problematikat, të cilat do t’i japin një zgjidhje të shpejtë të gjithë atyre që do të pajisen me leje për shfrytëzimin e plazhit”, tha z. Klosi.

“Kemi të realizuar në këtë proces në shkallë të madhe. Kemi një situatë jo të keqe në Bashkinë e Durrësit, megjithatë thashë ka nevojë që të jemi në terren për të përcaktuar problematikat përfundimtare. Është shumë e nevojshme të jemi në terren”, shtoi ministri Klosi, ku theksoi se zë Durrës ka më shumë se 200 parcela, për të cilat nuk është bërë aplikim nga subjektet e interesuara.

Ai pohoi se 160 parcela janë publike, pra pa pagesë dhe do të menaxhohen nga Bashkia e Durrrësit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026