“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

6 Korrik 2026 | 22:14

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo ka tejkaluar format tradicionale të protestës dhe është shndërruar në një organizim qytetar kundër establishmentit.

Sipas tij, lëvizja nuk ka një trup të vetëm drejtues, por bashkon individë që ndajnë të njëjtin vizion për një Shqipëri ndryshe, ndërsa kreativiteti dhe simbolikat janë kthyer në elementët kryesorë të saj.

Qiraxhi theksoi se memet, pankartat dhe simbolet, si flamingot apo instalacionet artistike, kanë lindur spontanisht nga grupe të ndryshme protestuesish dhe nuk janë pjesë e një skenari të koordinuar.

Ai shtoi se protesta ka arritur të depërtojë në jetën e përditshme dhe, sipas tij, mesazhet e saj dëgjohen tashmë në mjedise të ndryshme të shoqërisë.

Duke bërë një krahasim me lëvizjen studentore të vitit 1990, Qiraxhi u shpreh se edhe atëherë ndryshimi politik nuk ndodhi menjëherë, por studentët arritën të frymëzonin qytetarët për të besuar se një realitet tjetër ishte i mundur.

“Studentët u ngritën në vitin 1990, ndërsa sistemi ra më vonë. Ajo që bënë ishte t’u tregonin qytetarëve se mund të ëndërronin dhe të jetonin ndryshe”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026