Gjyqi Veliajt, kryebashkiaku nuk merr pjesë! Xoxa kërkon shtyrje të procesit pas lindjes! Dumani: Të ndahet çështja e saj
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve, ku është paraqitur deklarata e Erion Veliajt.
Veliaj ka bërë me dije përmes gjykatës se i ka përfunduar të gjitha aktet dhe kërkon të përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtës.
Ndërkohë, avokatja Ajola Xoxa, e cila nuk është e pranishme në seancë, i është drejtuar gjykatës me kërkesë për shtyrjen e seancës dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor për një periudhë 63-ditore, sipas raportit mjekësor pas lindjes së fëmijës.
Avokati mbrojtës Gurali Brahimllari deklaroi në sallën e gjyqit se Xoxa ka shprehur qëndrimin e saj pasi më 29 qershor ka kryer lindje me operacion dhe, për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk mund të komunikojë lirshëm me mbrojtësit për të realizuar një mbrojtje efektive.
Sipas Brahimllarit, në deklaratën e saj Xoxa kërkon shtyrjen e seancës gjatë periudhës së lejes së lindjes dhe nuk ka autorizuar mbrojtësit e saj që të vijojnë mbrojtjen pa praninë e saj.
Nga ana tjetër, kreu i SPAK, Altin Dumani, kundërshtoi kërkesën për pezullim të procesit. Ai u shpreh se ligji parashikon mundësinë e shtyrjes së seancës deri në 15 ditë dhe kërkoi që çështja ndaj Ajola Xoxës të ndahet nga të pandehurit e tjerë, në mënyrë që procesi të vijojë normalisht.
“Jemi në kushtet kur e pandehura kërkon të jetë e pranishme në seancë, por ky shqyrtim gjyqësor ka nisur që në shtator dhe e pandehura nuk është paraqitur në asnjë seancë”, deklaroi Dumani.
Ndërkohë, avokati Brahimllari theksoi se mbrojtja nuk po kërkon zvarritjen e procesit, por respektimin e procedurës penale, pasi klientja e tij nuk i ka autorizuar mbrojtësit të vijojnë pa praninë e saj.
Ai kundërshtoi ndarjen e çështjes, duke argumentuar se kjo nuk do të ishte ekonomike për gjykatën dhe se prioritet duhet të jetë garantimi i mbrojtjes efektive të të pandehurës.
Pas diskutimeve të palëve, gjykata është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin.
“Trump mbërrin në Ankara”, gazetari i Euronews Albania raporton nga brenda samitit të NATO-s
Goditet një aktivitet i dyshuar i paligjshëm i basteve sportive pranë Fushë-Krujës, AMP sekuestron pajisje elektronike
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
- 14:53 Deputetja Marjana Koçeku denoncon fushatë sulmesh në rrjetet sociale: Nuk do ta dorëzoj mandatin
- 14:51 Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë
- 14:50 Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
- 14:48 Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së
- 14:44 Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet
- 14:40 Italia arreston dy persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë, 5 të tjerë nën hetim