Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara

7 Korrik 2026 | 11:28

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Health Hub Hospital që do të hapë dyer së shpejti në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh sepunimet pritet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2028. Ai e ka cilësuar si një kaptull të ri për shëndetësinë teksa theksoi se ky spital do të trajtojë sëmundjet e komplikuara.

 “Po e filloj me një falenderim të sinqertë, sepse nuk ka kaluar shumë kohë nga momenti që u takuam me dirigjentin e madh të orkestrës së grupit San Donato. Shtrënguam duart dhe i dhamë njëri-tjetrit fjalën që të mblidhemi në Tiranë për ndërtimin e një spitali ekselence, për t’i dhënë mundësi të reja, për të marrë kujdes shëndetësor për raste të komplikuara.

Kemi një kaptull të ri për shëndetësinë, ky spital do të trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara. Kthimi i madh i Etore Sequi është i madh, pasi është italian që und të quhet më shqiptari nga italianët dhe më italiani nga shqiptarët. Shqipëria të ka bërë mirë dhe je me fat. Dua të falenderoj të gjithë ekipin e grupit që është kujdesur për projektin.

Jam i sigurt që punimet do të jenë të përsosura, kemi caktuar një datë, shpresojmë që inxhineri të mbajë fjalën, që gjithçka të jetë gati në vjeshtën e vitit 2028. Nuk mund të mos shtoj këtyre falenderimeve, ambasadorin Marco Alberti, është realisht dëshmitar i një transformimi gjithmonë e më të thellë të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Dua të falenderoj ambasadorin që po përpiqet për të marrë hapa konrketë drejt projekteve konkrete, ky është projekt konkret. Kemi nevojë për shtysë tjetër përpara”, tha Rama.

Ai ndër të tjera vuri në dukje kalimin nga një sistem i dështuar drejt një sistemi me standarde të reja, duke pranuar se rrugëtimi drejt përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve ka nisur, por ende nuk ka përfunduar.

“Kemi bërë goxha punë për të rindërtuar, për të hapur realitete të reja me standarde të reja në sistemin tonë shëndetësor. Kemi bërë shumë për të kaluar nga një sistem që ishte një dështim i madh, në një sistem që ka nisur të rrugëtojë drejt asaj që është me legjitimitet të plotë ambicia e qytetarëve shqiptarë. Por kemi ende shumë punë për të bërë për të garantuar cilësi shërbimi”, tha Rama.

Ai gjithashtu vuri theksin te rëndësia e rritjes së nivelit profesional dhe krijimit të mundësive të reja për mjekët dhe infermierët shqiptarë.

“Do të jetë një spital ku ekselenca krijon kushte për mjekë e infermierë të rinj shqiptarë të shërbejnë në një realitet me nivele më të mira europiane”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Trump mbërrin në Ankara”, gazetari i Euronews Albania raporton nga brenda samitit të NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje drejtpërdrejtë nga samiti i NATO-s në Ankara. Gjatë fjalës së tij, gazetari theksoi se presidenti i...
14:18 | 07/07/2026

Goditet një aktivitet i dyshuar i paligjshëm i basteve sportive pranë Fushë-Krujës, AMP sekuestron pajisje elektronike

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP, ka zhvilluar këtë të martë operacionin e koduar “Basti i Fundit”, në kuadër të goditjes së aktivitetit të dyshuar të...
14:02 | 07/07/2026

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4 korrik. Policia bën me dije...
13:52 | 07/07/2026