Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën

7 Korrik 2026 | 13:46

Apeli i GJKKO këtë të martë ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” i cili është dënuar më parë për grabitjen në Rinas.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, pas shqyrtimit të ankimit të bërë nga dy të hetuarit kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Apeli miratoi vendimin e 14 prillit të këtij viti i cili kishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, si dhe vendimin e datës 6 qershor, që kishte vendosur vazhdimin e kësaj mase.

Pepa bashkë me vëllain e tij Jetmir Pepa akuzohen se kanë trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 07.07.2026, disponoi për çështjen penale nr. 26 akti, datë 29.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve A.P (alias Sh.P) dhe I.L: “Ankim kundër vendimit nr. 41, datë 06.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

1. Marrjen në pyetje të personave të arrestuar A.P (alias Sh.P) dhe I.L, të arrestuar në zbatim të vendimit Nr. 20, datë 14.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar me vendimin Nr. 20, datë 14.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasve nën hetim A.P (alias Sh.P) dhe I.L.”, si vijon:

1-Miratimin e disponimit nr. 20, datë 14.04.2026 dhe të disponimit nr. 41, datë 06.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin A. (alias Sh.) P.

2-Miratimin e disponimit nr. 20, datë 14.04.2026 dhe të disponimit nr. 41, datë 06.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin I.L”, thuhet në vendim.

Aleks Pepa ka qenë pjesë e grabitjes së regjistruar në qershor të 2016 në aeroportin e Rinasit ku u morën 990 mijë euro. Në 2017 në banesën e prindërve të Aleks Pepës policia gjeti gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, të cilat ishin paratë që u grabitën në Rinas.  Për këtë grabitje ai u identifikua nga fijet e flokëve që i kishin ngelur në kapuçin që gjeti policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026