“Trump mbërrin në Ankara”, gazetari i Euronews Albania raporton nga brenda samitit të NATO-s

7 Korrik 2026 | 14:18


Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje drejtpërdrejtë nga samiti i NATO-s në Ankara. Gjatë fjalës së tij, gazetari theksoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i shoqëruar nga zonja e parë, ka mbërritur në samit.

Ai theksoi se Zelenskyy pritet të zhvillojë takime të ndara me homologun e tij Erdogan dhe Donald Trump. Rexha shtoi se në forum po merr pjesë edhe kryeministri i Holandës, Rob Jetten.

Ai gjithashtu raportoi nga zona e ekspozitës së industrisë së mbrojtjes, ku shfaqet fuqia ushtarake e aleancës. Ndër mjetet e ekspozuara përmenden avioni transportues shumë-rolësh Airbus A330 MRTT dhe droni MQ-4C Triton.

Rexha shton se samiti nis me një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti Erdogan dhe zonja e parë, Emine Erdogan, në pallatin presidencial.

Masat e sigurisë në Ankara gjithashtu janë shtuar për shkak të samitit. Sipas tij gjysma e kryeqytetit turk është e bllokuar dhe se shumë biznese dhe kafene lokale do të qëndrojnë të mbyllura për tre ditët e ardhshme.

“Ka pasur marrëveshje të shumta që janë nënshkruar gjatë gjithë ditës ndërmjet shteteve të ndryshme. Lajmi i fundit është që ka mbërritur para pak minutash edhe presidenti i Ukrainës, Zelenskyy, i shoqëruar nga zonja e parë.

Do të ketë takime të ndara me presidentin Trump, i cili ka një avion që ka mbërritur, në çdo moment mund të konfirmohet ardhja e presidentit Trump në Ankara, bënte rrugën në kohën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbnin nga Belgjika 1 me 4, përkundër intervenimit të presidentit Trump për t’ia hequr kartonin e kuq një lojtari të Amerikës.

Do të ketë takime të ndara të Trumpit me Erdoganin dhe Zelenskyyt me Erdoganin. Atë që e kemi parë këtu prej zyrtarëve të lartë është kryeministri i Holandës, Rob Jetten, i cili ka qenë pjesë e këtij forumi dhe vetëm doja, nëse mundemi të lëvizim pak, ta tregoja vendin për të parë një organizim të jashtëzakonshëm të Turqisë në këtë samit.

Këtu janë disa avionë në një ekspozim. Nuk di nëse janë prodhim turk, por gjithsesi, po, aleatët bashkë janë në këtë ekspozim të fuqisë, të madhështisë së NATO-s. Ky është njëri prej tyre, një Airbus A330 MRTT, që është një gjeneratë e re, e shkruan, me një rol, multirol për transport, dhe është në ekspozim për t’u parë nga ata që vijnë.

Dhe në pjesën tjetër ka dronë, të cilët natyrisht Turqia, lidere për dronët Bayraktar dhe të tjerë janë të vendosur në pjesën tjetër, teksa mysafirët e industrisë pra vijnë dhe diskutojnë. Kam parë edhe një ish-zyrtar të lartë amerikan për Ballkanin Perëndimor, emrin e të cilit, nuk po e përmend për arsye korrektesie, i cili tashmë është kyçur në këtë biznes, industrinë e armatimit, sepse është pa diskutim fitimprurës dhe ka ardhur këtu për takime, për lobing, për të parë mundësi të reja. Dhe ky është, shikoni, është një MQ-4C Triton që ekspozohet këtu. Natyrisht, ata që janë ekspertë mund ta kuptojnë rëndësinë e tij”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026