Rama në Forumin e Prespës: S’kemi pse presim BE për të bashkëpunuar, të heqim kufijtë për njerëzit dhe mallrat

2 Korrik 2021 | 12:51

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë Forumit të Prespës, në Ohër bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh mes vendeve të rajonit, në mënyrë që siç tha të mos mbeten peng i vendimmarrjes së BE dhe konflikteve të vjetra.

Sipas kryeministrit Rama, mënyra më e mirë për të përmirësuar jetën e banorëve në vendet e rajonit është që të hiqen barrierat për njerëzit, mallrat dhe kapitalin.

“Pse duhet të presim të bëhemi vend i BE që të bëjmë tregti pa barriera mes nesh, që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve, të kapitalit dhe mallrave, sistem një sportel në kufi që t’i shndërrojmë kufijtë më të hapur dhe të lirë. Këtë mund ta bëjmë edhe vetë. Nuk varet prej nesh nëse BE do ta marrë vendimin që ne presim,  por mund të bëjmë gjëra që kemi në dorë për të përmirësuar jetën e banorëve në shtetet tona”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.

Teksa risolli në vëmendje konfliktet që ende ekzistojnë në rajon, siç është ai mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ky konflikt nuk duhet të pengojë vendet e tjera të rajonit që të zhvillohen.

“Kemi probleme në këtë rajon, kemi konflikte që duhet të zgjidhen, megjithatë ajo që mban konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet t’i mbajë edhe vendet e tjera të pazhvilluara.

Dhe derisa përpiqemi ta zgjidhim këtë konflikt, ka shumë çështje të tjera që mund të bëjmë bashkërisht, edhe kjo bëhet edhe më pak e vështirë të zgjidhet si çështje”, u shpreh kryeministri Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026