Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

7 Korrik 2026 | 16:36

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira, e cila, me lot në sy, i ka kërkuar falje publike 17-vjeçares së dhunuar dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje të thellë për atë që ka ndodhur.

Prindërit e adoleshentes tregojnë se janë informuar fillimisht për ngjarjen përmes mediave dhe më pas janë shoqëruar në polici, ku kanë dhënë deklarimet e tyre përpara autoriteteve.

Sipas tyre, vajza e tyre 15-vjeçare është diagnostikuar rreth tre muaj më parë me probleme të shëndetit mendor dhe që prej asaj kohe kanë kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj. Ata pohojnë se e mitura kishte shfaqur edhe më herët episode agresiviteti, ndërsa kërkesat e tyre për mbështetje dhe trajtim nuk kanë marrë, sipas tyre, përgjigjen e nevojshme.

Për shkak të pamundësive ekonomike për të përballuar një trajtim të specializuar, familja u bën thirrje institucioneve shtetërore të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në kurimin e vajzës, me shpresën se ajo do të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe psikologjik.

Prindërit theksojnë se nuk synojnë të justifikojnë veprimet e së bijës, por kërkojnë që, krahas përgjegjësisë ligjore për ngjarjen, të mos neglizhohet nevoja për trajtimin e problemeve të saj shëndetësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë

Mungesa e aktiviteti fizik dhe jeta sedentare shpesh shihen si shkaqet kryesore te rritjes së sëmundshmërisë. Raporti i fundit i INSTAT nxorri në pah se...
17:56 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026