Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale

7 Korrik 2026 | 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’ Wrath and Cassandra’s Warning – Empowering Democracy and Taming Power” (Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës – Fuqizimi i demokracisë dhe zbutja e pushtetit).

Kurti ishte pjesë e panelit “Frontline democracies – The Balkans, Ukraine and more: What complacent older democracies must learn from societies still fighting, every day, for democratic European space”, ku foli për sfidat me të cilat përballen demokracitë në Ballkan, Ukrainë dhe rajone të tjera.

Ai u shpreh se demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale, duke theksuar se Evropa nis nga shtëpia e secilit shtet dhe shtrihet deri në vijat e frontit të luftës në Ukrainë.

Sipas Kurtit, zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian tregon se periferia nuk duhet parë si një hapësirë për t’u shfrytëzuar, por si pjesë e një projekti të përbashkët demokratik.

Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë i Kosovës tha se bota nuk po përballet me një përplasje mes qytetërimeve, por me një përballje të brendshme mes ndërgjegjes dhe reaksionit.

Kurti deklaroi se autokratët i përkasin një kohe të kaluar, ndërsa tendencat paramoderne për forma qeverisjeje si monarkitë merkantiliste, sipas tij, nuk mund të triumfojnë ndaj republikës demokratike.

“Autokratët duhen konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e gabuar dhe se tendencat paramoderne për monarki merkantiliste nuk mund të triumfojnë mbi republikën demokratike”, tha ai.

Në këtë aktivitet marrin pjesë diplomatë, zyrtarë shtetesh, akademikë, aktivistë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe studiues, të cilët po diskutojnë për çështje të rëndësishme të politikës globale, përfshirë paqen, sigurinë, sfidat ndaj demokracisë, konfliktet dhe ndikimin e inteligjencës artificiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan

Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
16:41 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri 

Prokurorët në Kosovë kanë ngritur të martën aktakuzë kundër një ish-pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) nën dyshimin për pjesëmarrje në...
16:13 | 07/07/2026