Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut

7 Korrik 2026 | 18:40

Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas arratisjes së Hasan Verracakut nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, janë lënë të lirë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, gjykata vendosi ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”, duke i lënë të hetohen në gjendje të lirë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Nën hetim janë inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari, Dioniz Hotaj dhe punonjësi Ridvan Zefi. Sipas AMP-së, ata dyshohet se nuk kanë ushtruar siç duhet detyrën për mbikëqyrjen e Verracakut, çka mundësoi largimin e tij nga banesa ku po qëndronte në zbatim të masës së sigurisë.

Ndërkohë, ndaj Hasan Verracakut është regjistruar procedim penal për veprën “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka shkelur kushtet e vendosura nga gjykata.

Verracaku është një nga personat nën hetim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë në qershor të vitit 2021, ku humbën jetën katër persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Pas përfundimit të afateve të paraburgimit, ndaj tij ishte caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa ruhej 24 orë nga efektivët e Policisë së Shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026