“NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
Ralf Gjoni komentoi në emisionin Now në Euronews Albania zhvillimet e Samitit të NATO-s në Ankara, duke e cilësuar atë si “samitin e kredibilitetit” të Aleancës.
Sipas Gjonit, NATO po përballet me një krizë të thellë besueshmërie, ndërsa sfidohet njëkohësisht nga Rusia, qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump dhe presioni i opinionit publik në vendet anëtare.
“NATO ka tre audienca në këtë samit. E para është Rusia, që po vëzhgon sa e besueshme dhe e bashkuar është Aleanca. E dyta është Donald Trump, i cili vijon të ushtrojë presion ndaj aleatëve evropianë dhe të sfidojë funksionimin tradicional të NATO-s. Audienca e tretë janë qytetarët e vendeve anëtare, të cilëve qeveritë duhet t’u shpjegojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në një kohë vështirësish ekonomike dhe sociale”, u shpreh ai.
Gjoni theksoi se pikëpyetjet mbi rolin e NATO-s kanë ekzistuar që pas rënies së Murit të Berlinit, ndërsa agresioni rus në Krime në vitin 2014 i dha Aleancës një mision të ri. Megjithatë, sipas tij, sot sfida kryesore mbetet ruajtja e kredibilitetit.
Analisti u ndal edhe te marrëdhënia e Donald Trump me NATO-n, duke kujtuar se që në samitin e vitit 2018 presidenti amerikan kishte sinjalizuar një qasje konfrontuese ndaj aleatëve.
“Trump ka arritur t’i shtyjë vendet anëtare të rrisin buxhetet e mbrojtjes, por gjatë mandatit të tij të dytë po dëmton rëndë kredibilitetin e NATO-s në sytë e botës dhe, mbi të gjitha, përballë Rusisë”, deklaroi Gjoni.
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
“Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi