Aksion i madh i policisë në Kosovë, mbyllen 9 lokale me muzikë, arrestohen 15 persona
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, nga data 8 deri 12 qershor 2026, ka realizuar Plani Operativ ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD Global Chain 2026 – Qershor 2026’. Aktivitete e këtij plani kanë qenë të koordinuara më EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX etj.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës nga 8 deri më 12 qershor ka realizuar Planin Operativ “Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD Global Chain 2026-Qershor 2026”.
Sipas policisë, aktivitetet e këtij plani kanë qenë të koordinuara me EUROPOL-in, INTERPOL-in, FRONTEX-in e agjenci të tjera, teksa u tha se operacionet janë zhvilluar në rrugë, sheshe e qendra tregtare për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit.
Në njoftimin e policisë u bë e ditur se inspektime ka pasur edhe nëpër lokale të muzikave live, qendra të masazhit dhe plan taktik në lidhje me eskortat.
“Gjatë realizimit të planit operativ kanë qenë të angazhuar edhe njësit policore mbështetëse nga: Departamenti i Kufirit DMH, Njësit Speciale NJSO, NJRSH, DHTN dhe zyrtar nga DRP-të, ndërsa bashkëpunim ndërinstitucional: Inspektor nga inspektorati Qendror i tregut -MINT, Inspektorati Qendror i Punës, Inspektor nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe zyrtar nga Qendrat për Punë Sociale”.
“Rezultatet nga këto operacione ishin: Inspektimi/kontrollimi i 59 Lokaleve (Muzike Live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 420 persona, prej tyre 317 femra dhe 109 meshkuj, prej tyre 186 shtetas të Kosovës ndërsa 234 shtetas të huaj (220 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë, 4 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Bullgarisë)”.
“Prej këtyre lokaleve të inspektuara 6 lokale janë gjetur të mbyllura, ndërsa për shkelje administrative nga Inspektorët e MINT janë mbyllur 9 lokale te muzikës live. Inspektim i 62 ‘Qendrave të Masazhi’t, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 104 persona, 89 femra dhe 15 meshkuj, prej tyre 60 shtetase të Kosovës ndërsa 45 shtetase të huaj (23 femra shtetase te Shqipërisë, 17 femra shtetase të Tajlandës, 3 femra shtetase të Filipinase, dhe 1 femër shtetase e Malavisë). Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’, 10 janë mbyllur për shkelje administratave nga Inspektorët. – Gjatë realizimit të këtij plani, nuk është identifikuar ndonjë rast i veprës penale ‘Trafikimit me njerëz’”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton KosovaPress.
Tutje, policia tha se në rastin e kërkim-lomëshës janë arrestuar shtatë femra, ku katër prej tyre shtetase të Shqipërisë, një e Malit të Zi dhe dy të Kosovës, të cilat janë hasur me fëmijët e tyre në rrugë.
“Trembëdhjetë fëmijë, pas trajtimit në bashkëpunim me ‘Qendrat për Pune Sociale’, janë iniciuar rastet për dyshimin e kryerjes se veprës penale “ Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
“Gjatë këtij plani janë evidentuar edhe 4 raste të veprës kundërvajtësve ‘Marrje me Prostitucion’, Eskorta ku me këtë rast janë arrestuar gjithsejtë 8 persona prej tyre ( 4 meshkuj kosovarë dhe 4 femra: 2 shtetase të Brazilit dhe 2 shtetase të Kolumbisë)”.
“Gjatë realizimit të këtij plani, të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në ‘Lokale të muzikës’, ‘Qendra Masazhi’ dhe ‘Esacorta’ u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast”, thuhet në njoftim.
Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 17:08 Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 17:06 Trump kritikon Italinë për mohimin e përdorimit të bazës gjatë luftës në Iran
- 17:04 Trump: Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime