“Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump vlerëson Samitin e NATO si shumë të suksesshëm
Trump mbajti një konferencë për shtyp në Ankara pas samitit të NATO-s dhe takimeve të tij dypalëshe me udhëheqës të tjerë.
Ai e nisi duke e quajtur samitin e NATO-s “shumë të suksesshëm” dhe duke lavdëruar Presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan.
“Erdogani është vërtet një njeri i shkëlqyer. Ai është një udhëheqës i shkëlqyer. Ai është një mik i imi, ka qenë një mik i imi për një kohë të gjatë. Ai është një person i fortë”, tha ai.
Pas vitesh përpjekjesh për t’i bindur anëtarët e NATO-s të zotonin më shumë nga buxhetet e tyre për mbrojtjen, Trump këmbënguli se të gjithë tani ishin dakord me një objektiv të ri prej 5%.
“Disa i janë përgjigjur vërtet thirrjes dhe të tjerë po bëjnë ndryshime të mëdha dhe do t’i përgjigjen thirrjes”, tha ai. “Numri referues do të jetë ai 5%, ky është numri që duhet të kishte qenë për vite me radhë.”
Trump shtoi se rritja e shpenzimeve do të ishte në dobi të SHBA-së, me shumicën e parave që do të shpenzohen për blerjen e armëve dhe pajisjeve të prodhuara në Amerikë.
Pas SHBA-së dhe Iranit reagon Pakistani: Të përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Irani kërcënon të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve të reja
Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore
- 20:08 Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi
- 20:08 Pas SHBA-së dhe Iranit reagon Pakistani: Të përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
- 20:06 Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
- 20:01 Sot dita e 39-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë mbajnë fjalimet e tyre
- 19:55 Irani kërcënon të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve të reja
- 19:44 Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore