Rutte: NATO tregoi në samit se është më e fortë se kurrë

8 Korrik 2026 | 19:12

NATO tregoi se është më e fortë se kurrë në samitin “më shumë se të suksesshëm” në Ankara, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Mark Rutte, duke vënë në dukje se samiti rrezatoi “një ndjenjë të madhe uniteti”.

Duke folur në një konferencë brenda samitit, Rutte tha se NATO-ja e ka “ribalancuar veten për mirë” dhe shtoi se aleatët kanë konfirmuar “mbështetjen e tyre të palëkundur” për Ukrainën, raporton Guardian.

Siç deklaroi ai, u konfirmua edhe mbështetja për Nenin 5, i cili përcakton se një sulm i armatosur ndaj një shteti anëtar do të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve dhe se vendet e tjera janë të detyruara t’i përgjigjen sulmit.

Sipas fjalëve të tij, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka “përgjithësisht të drejtë” kur paralajmëron se është e nevojshme të mbrohet zona e Arktikut, duke theksuar se të dy ranë dakord që NATO duhet të rrisë aktivitetet e saj në atë zonë.

“Veçmas, ka bisedime trepalëshe midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Danimarkës dhe Groenlandës rreth marrëdhënieve të tyre”, tha Rutte, duke vënë në dukje se ky është një proces i veçantë në të cilin ai nuk po merr pjesë.

Kur u pyet për samitin e ardhshëm të NATO-s, ai konfirmoi se ai do të mbahet në Shqipëri, por se “koha e saktë” ende nuk është vendosur.

Rutte më parë tha se Trump kishte të drejtë që u bëri presion shteteve anëtare për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, për të modernizuar ushtritë e tyre dhe për të filluar një luftë me Iranin.

“Presidenti amerikan kishte të drejtë. Thjesht më pëlqen ai njeri. Mendoj se ajo që po bën për NATO-n është një lajm i shkëlqyer”, tha Rutte.

Kur u pyet për kritikat publike të Trump ndaj Aleancës, Rutte e krahasoi atë me situatën brenda një familjeje.

“Gjithmonë kam menduar se familjet ku ndonjëherë ke marrëdhënie të ndershme dhe ndonjëherë zihesh pak, janë shumë më të forta se familjet ku ke vetëm gjëra të mira. Kjo është paksa e rreme. Më pëlqen kur ndonjëherë mund të zihesh midis miqve, sepse mundesh. Të bën më të fortë. Dhe Presidenti Trump nuk është një person që i mban pikëpamjet e tij për vete”, beson Rutte.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë nisur kthimin e avionëve të furnizimit me karburant në bazat e tyre në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet me Iranin vijojnë...
21:07 | 08/07/2026

Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet

Turqia po kërkon të sigurojë dorëzimin e gjashtë avionëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara, fillimisht, në rast se Presidenti i SHBA-së Donald Trump heq sanksionet ndaj Ankarasë, sipas...
20:45 | 08/07/2026

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se Teherani nuk i përgjigjet “vulgaritetit me vulgaritet,...
20:21 | 08/07/2026