Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!

8 Korrik 2026 | 20:21

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se Teherani nuk i përgjigjet “vulgaritetit me vulgaritet, por me veprime”.

Në një postim në rrjetin social X, Araghchi deklaroi se përdorimi i një gjuhe përçmuese ndaj popullit iranian nuk e zbeh madhështinë e tij. Sipas tij, iranianët njihen për qytetërimin dhe vlerat e tyre morale, ndërsa theksoi se vendi do të vazhdojë të reagojë “pa frikë dhe me trimëri të madhe”.

Reagimi erdhi pasi Donald Trump paralajmëroi se SHBA-ja “ndoshta” do të kryejë sulme të tjera ndaj Iranit gjatë mbrëmjes, pas operacioneve ushtarake amerikane të një nate më parë. Presidenti amerikan e quajti udhëheqjen iraniane “llum” dhe deklaroi se nuk dëshiron të merret më me Teheranin, duke rritur më tej tensionet mes dy vendeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas SHBA-së dhe Iranit reagon Pakistani: Të përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen

Pakistani i bëri thirrje të mërkurën Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të përmbahen nga veprimet që mund të dëmtojnë paqen dhe stabilitetin rajonal. “Një konflikt...
20:08 | 08/07/2026

Irani kërcënon të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve të reja

Irani paralajmëroi se do ta mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar nëse do të përballet me sulme të reja ushtarake, ndërsa tensionet me...
19:55 | 08/07/2026

Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, deklaroi se samiti i 36-të i NATO-s në Ankara solli “rezultate konkrete” për forcimin e mbrojtjes ajrore të...
19:44 | 08/07/2026