Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë dhe në rrezik rrënimi. Godina, e njohur si shtëpia e Hysen Bej Shishkos dhe e identifikuar si e tillë edhe nga institucionet përkatëse greke, sot është e mbuluar nga shkurret dhe pa asnjë ndërhyrje restauruese.
Beqir Potka, një nga 17 filantropët shqiptarë që kontribuoi në rikthimin e eshtrave të Faik Konicës në Shqipëri, thotë se gjendja e kësaj godine është shqetësuese. Ai kërkon që institucionet shqiptare të nisin negociata me autoritetet greke për restaurimin e saj, ndërsa financimi, sipas tij, mund të sigurohet nga komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
“Për atë burrë kaq të madh që mbajti lart emrin e Shqipërisë qe kur shqiptarët vijnë në Amerikë, presin oficerin e emigracionit t’i vërë vulën, ishte pikërisht fjala e këtij burri. Ishte dëshira që e bëri Shqipërinë ta njihte bota. Unë bashkë me miqtë e afërt do kontribuojmë që kjo shtëpi të kthehet në shtëpi muze për njeriun më të madh që ka pasur Shqipëria. Njëkohësisht i kërkoj shtetit shqiptar, paratë i gjejmë siç gjetëm eshtrat e Faik Konicës që i sollëm në Shqipëri, që kjo të kthehet në muze. Ashtu siç e kanë lënë, të braktisur e të rrënuar, të rindërtohet që fëmijët tanë, brez pas brezi, ta shohin këtë kështjellë të rilindur”, thotë Potka.
Mes mureve të dëmtuara dhe shkurreve që kanë mbuluar godinën, historia e një prej figurave më të shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare vijon të mbetet e pranishme. Pikërisht këtu hodhi hapat e parë Faik Bej Konica, një nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar.
Mbetet për t’u parë nëse kjo shtëpi do të vazhdojë të mbetet një rrënojë e harruar, apo do të restaurohet dhe të kthehet në një muze, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e një prej personaliteteve më të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare.
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë