Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

8 Korrik 2026 | 20:20

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës ishte paraqitur si pjesë e Serbisë.

Ai vlerësoi reagimin qytetar dhe diplomatik , shkruan KosovaPress.

Postimi i plotë:

Lajm i jashtëzakonshëm!

Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Munich Airport ka korrigjuar paraqitjen e gabuar në reklamën e saj të fluturimeve të Air Serbia, ku Republika e Kosovës ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë.

Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.

Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen.

Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me...
19:15 | 08/07/2026

Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve

Tetë persona janë arrestuar për veprën “marrje me prostitucion” dhe shtatë të tjerë që u hasën me fëmijët e tyre duke kërkuar lëmoshë, gjatë një...
16:25 | 08/07/2026