Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli: Është i zhgënjyer, nuk po vlerësohet kontributi i tij

9 Korrik 2026 | 11:02

Ylli brazilian Neymar po mendon seriozisht t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës.

Sipas raportimeve të mediave braziliane, sulmuesi i Santos do të marrë pak kohë për të reflektuar përpara se të marrë vendimin përfundimtar.

34-vjeçari pati një rol të kufizuar në turneun e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke luajtur më pak se 45 minuta në total. Ai ishte përfshirë në skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti, një vendim që u shoqërua me shumë polemika.

Pas humbjes ndaj Norvegjisë në fazën e 1/8-ave, Neymar njoftoi tërheqjen e menjëhershme nga kombëtarja braziliane. Tashmë ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij dhe nuk ka caktuar ende një datë për rikthimin në fushë.

Sipas burimeve pranë lojtarit, Neymar ndihet i zhgënjyer për mungesën e vlerësimit ndaj kontributit të tij për Brazilin dhe është lodhur nga presioni i vazhdueshëm që shoqëron futbollin.

Sulmuesi është golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 80 gola, duke kaluar legjendën Pele në vitin 2023. Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të mira individuale në Kupat e Botës, ai nuk arriti kurrë ta udhëhiqte “Seleçaon” drejt trofeut.

Në Botërorin e vitit 2014 ai u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi, ndërsa Brazili pësoi humbjen historike 7-1 ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale. Në vitin 2018 u eliminua nga Belgjika, ndërsa në Katar 2022 goli i tij spektakolar ndaj Kroacisë nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin me penallti.

Edhe në ndeshjen ndaj Norvegjisë, Neymar realizoi një gol nga pika e bardhë, por vetëm për të zbutur humbjen. Pas vërshëllimës së fundit ai u pa duke qarë, ndërsa më vonë deklaroi: “U përpoqa. U përpoqa. Gjithçka nisi këtu, në MetLife Stadium, dhe përfundoi po këtu. Tani gjithçka ka marrë fund.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit

FIFA ka nisur një hetim pas pretendimeve për abuzim racist ndaj influencuesit amerikan të rrjeteve sociale, IShowSpeed, gjatë ndeshjes Argjentinë–Kepi i Gjelbër në Kupën e...
19:12 | 08/07/2026

FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash

Përfaqësuesja e Argjentinës në futboll po e shijon suksesin në Kupën e Botës. Por një dramë po zhvillohet prapa skenave. Autoritetet amerikane kanë nisur një...
17:54 | 08/07/2026

​Kupa e Botës 2026, Egjipti kërkon hetim ndaj ekipit të arbitrave në ndeshjen kundër Argjentinës

Federata e Futbollit e Egjiptit ka paraqitur ankesë zyrtare në FIFA, duke kërkuar hetim ndaj ekipit të arbitrave që ndau drejtësinë në ndeshjen e 1/8...
16:30 | 08/07/2026