Zbardhen amendamentet e PD Parlamentin Europian që morë mbështetjen e eurodeputetëve, por u votuan kundër nga PS
Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociimin Shqipëri–Bashkimi Europian nuk ka arritur të miratojë një rezolutë të përbashkët për procesin e integrimit të Shqipërisë.
Sipas Partisë Demokratike, shkak për dështimin e dakordësimit ishin më shumë se 30 amendamentet e propozuara nga demokratët, të cilat, sipas tyre, përmbanin kërkesa thelbësore për avancimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
PD deklaron se amendamentet morën mbështetjen e eurodeputetëve në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–BE, por u kundërshtuan nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
Ndër propozimet e rrëzuara, sipas demokratëve, ishin masat për forcimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike për zyrtarët e akuzuar, respektimin e vendimeve të gjykatave, veçanërisht atyre të Gjykatës Kushtetuese, si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve.
Sipas PD-së, këto elemente përbëjnë standarde themelore të kërkuara nga Bashkimi Europian për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përparimin e procesit të integrimit.
Përfaqësuesit demokratë në Komitetin Parlamentar kanë deklaruar se do të vijojnë të mbështesin procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por theksuan se integrimi nuk mund të bazohet vetëm në deklarata politike, por në reforma konkrete dhe rezultate të matshme.
Sipas tyre, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zbatimi i vendimeve gjyqësore, respektimi i institucioneve të pavarura dhe përmirësimi i standardeve të jetesës mbeten kushtet kryesore për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
Grupi Parlamentar i PS: Në Strasburg u votuan pro rekomandimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Rama publikon fotoalbumin me liderët e NATO-s, nga Erdogani, Meloni dhe biseda me Magyar
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
- 13:00 “Mos u ndalni kurrë së zhvilluari, mos u ndalni kurrë së thelluari” Mesazhi i Kryepiskopit Joani për studentët
- 12:58 Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara
- 12:56 Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani
- 12:52 Mbi 5 mijë viktima nga i nxehti në Gjermani
- 12:52 Dua Lipa rekomandon librin e Lea Ypit, “Free” për muajin korrik