Mbi 5 mijë viktima nga i nxehti në Gjermani
Rreth 5,120 persona kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e temperaturave të larta nga fillimi i verës deri në fund të qershorit, sipas vlerësimit të Institutit Robert Koch (RKI).
Shifra tejkalon mesataren vjetore prej rreth 2,900 vdekjesh të lidhura me të nxehtin të regjistruara gjatë viteve 2023–2025.
Sipas raportit të RKI, vetëm gjatë javës 22–28 qershor, kur Gjermania u përball me valën më intensive të të nxehtit, u regjistruan rreth 4,310 vdekje të lidhura me temperaturat ekstreme. Në disa rajone, termometri kaloi 40 gradë Celsius.
Instituti kishte vlerësuar më herët se nga prilli deri më 21 qershor kishte pasur 810 viktima, ndërsa pothuajse të gjitha këto raste ndodhën gjatë javës 15–21 qershor.
Më të prekurit ishin të moshuarit. Rreth 2,950 viktima ishin mbi 85 vjeç, 1,320 ishin të moshës 75–84 vjeç, rreth 550 ishin 65–74 vjeç, ndërsa afërsisht 300 ishin nën moshën 65 vjeç.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Gjerman, qershori i vitit 2026 ishte qershori i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në vend, pas atij të vitit 2019.
Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike
- 13:36 Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë
- 13:26 Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
- 13:00 “Mos u ndalni kurrë së zhvilluari, mos u ndalni kurrë së thelluari” Mesazhi i Kryepiskopit Joani për studentët
- 12:58 Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara