“Mos u ndalni kurrë së zhvilluari, mos u ndalni kurrë së thelluari” Mesazhi i Kryepiskopit Joani për studentët
“Diploma që mbani sot në duar nuk është thjesht një letër, por një dëshmi me përmbajtje të thellë shoqërore”. Ky ishte mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Joani, drejtuar studentëve të diplomuar të Kolegjit Universitar “Logos”.
Në ceremoninë e diplomimit, Kryepiskopi Joani uroi studentët për përfundimin e një etape të rëndësishme të jetës së tyre, duke vlerësuar përpjekjet e tyre, sakrificat e familjeve dhe punën e pedagogëve.
“U munduat, punuat, u përpoqët dhe tani në duart tuaja mbani frytin që u poq me mundin tuaj, me sakrificat e familjeve tuaja dhe me përkushtimin e pedagogëve tuaj”, u shpreh ai.
Kryepiskopi falënderoi stafin akademik dhe administrativ të universitetit për përkushtimin në fushën e arsimit, ndërsa kërkoi më shumë përpjekje për të zgjeruar komunitetin e studentëve.
“Sot nuk përcjellim vetëm dije të thatë; përcjellim dashurinë për jetën, dashurinë për dhurimin, krijimtarinë dhe origjinalitetin”, tha ai.
Duke iu drejtuar të diplomuarve, Fortlumturia e Tij theksoi se me marrjen e diplomës ata marrin edhe një përgjegjësi të re ndaj shoqërisë.
“Shoqëria ju njeh tashmë si specialistë, secilin në shkencën e vet dhe në drejtimin që ndoqi. Bashkë me këtë njohje ju beson edhe një përgjegjësi: të jeni ju ata që do të informoni, orientoni dhe ndihmoni të tjerët”, u shpreh Kryepiskopi.
Në fjalën e tij, ai i nxiti të rinjtë të mos ndalen në kërkimin e dijes dhe zhvillimin profesional.
“Mos u ndalni kurrë së zhvilluari, mos u ndalni kurrë së thelluari. Mos u mjaftoni me njohjen e mirë të shkencës suaj; guxoni të ofroni edhe ju diçka më tepër përmes përvojës, mundit dhe kërkimit tuaj”, ishte thirrja e tij për të diplomuarit.
Sipas Kryepiskopit Joani, çdo kontribut, edhe kur duket i vogël, ka rëndësi për përparimin e shoqërisë.
“Guri i vogël që do të shtojë secili prej jush e ngre njerëzimin një shkallë më lart, drejt diçkaje më të mirë”, tha ai.
Duke folur për rolin e shkencës dhe dijes, Kryepiskopi theksoi se përparimi njerëzor është një proces i vazhdueshëm kërkimi dhe zbulimi, por nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave shpirtërore.
“Asnjë arritje e shkencës nuk mund dhe nuk duhet të ndihet se zëvendëson përkujdesjen e Perëndisë”, u shpreh ai.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Kryepiskopi Joani u kërkoi të rinjve të jenë njerëz të besimit, entuziazmit dhe dhurimit, duke theksuar nevojën që shoqëria të ketë më shumë njerëz të gatshëm të dalin përtej interesit personal dhe t’u shërbejnë të tjerëve.
“Jetojmë në një botë që bëhet gjithnjë e më egocentrike. Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që njeriu të dalë nga vetja dhe të kthehet drejt të afërmit”, përfundoi mesazhin e tij Kryepiskopi i Shqipërisë.
Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike
Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë
Flet nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre vajzat në Fier: E kam strehuar te të afërmit, shteti heshti për një muaj
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike
- 13:36 Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë
- 13:26 Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
- 12:58 Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara
- 12:56 Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani